• Shqip
  • English
  • E shtunë, 24 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Të gjitha Tech

    Kush ka iPhone, t’i bëjë shpejt Update


    Ekspertët e Google që merren me zbulimin e viruseve dhe problematikave të tjera në telefona kanë zbuluar se iOS Apple është ‘infektuar’. Kompania e cila ka krijuar platformën rivale Android, nuk ka treguar ende se për çfarë bëhet fjalë por këshillon të gjithë përdoruesit e iPhonëve të bëjnë update.

    Siç shkruajnë ekspertët e Google janë zbuluar 6 lloje sulmesh, një prej të cilave sjell një mesazh i iMessage dhe nëse e hap bllokohet telefoni, por ka gjasa që të të vidhen edhe të dhënat. Për të përditësuar telefonin dhe për ta pastruar duhet të bësh updaten e ri iOS 12. 4. Google thotë se jo vetëm në këtë rast por gjithmonë përdoruesit e iPhone duhet të bëjnë update, për tu mbrojtur nga viruset, por edhe për çështje sigurie./ Tiranapost.al. 

    Credit: Getty Images/Apple