AktualitetKronikë e zezëPolitikëTe gjitha

Kush janë gjyqtarët dhe prokurorët që kanë dhënë dorëheqjen për t’iu shmangur “gogolit” vetting


Ndonëse ende nuk kemi përfundimet e para nga procesi i verifikimit dhe kontrollit të figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, procesi i vettingut realisht ka nisur të jap efektet e para. Dhe bëhet fjalë për largimet vullnetare të gjyqtarëve dhe prokurorëve që ndjejnë frikën nga kontrolli i figurës dhe pasurisë së tyre. Deri më tani kanë dhënë dorëheqjen nga detyruat apo funksionet që mbanin afro 10 gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët në këtë mënyrë kanë shmangur edhe procesin e vettingut.


Natyrisht që largimi më i bujshëm nga sistemi i drejtësisë është ai i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili në këtë mënyrë ka evituar edhe kontrollin nga procesi i vettingut. Se çfarë i trembet Llalla në këtë rast nuk është e vështirë të merret me mend. Ajo që mund të thuhet deri më tani është se thuajse një vit më parë ai u akuzua publikisht nga ambasadori amerikan në vendin tonë se po luftonte kundër reformës në drejtësi dhe procesit të vettingut.

Një tjetër emër që është larguar si rrjedhojë e presionit të vettingut është ai anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj. Megjithëse kishte edhe gati gjysmën e mandatit për të ezauruar si anëtarë i Gjykatës Kushtetuese, ai njoftoi një javë më parë dorëheqjen nga ky pozicion që mbante. Në këtë mënyrë edhe ky gjyqtarë ka shmangur vettingun.

Por siparin e këtyre largimeve e hapi ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana. Ajo ishte e para që dha dorëheqjen nga pozicioni që mbante në gjykatën më të rëndësishme në vend, në ditën që nisën të ngriheshin institucionet e reja të drejtësisë, më shumë se një vit më parë.

Po kush janë emrat më të njohur që kanë dhënë dorëheqjen deri më tani?

 

Adriatik Llalla

Besnik Imeraj

Mirela Fana

Ilir Çeliku

Ilir Pashaj

Eritan Shehu

Adnan Berdica

Etleva Sherifi

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *