• Shqip
  • English
  • E diel, 15 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Kush gëzoi e kush heshti në Shqipëri për Ursula von der Leyen, gjermanen në krye të Komisionit Evropian


    Për herë të parë në historinë e Komisionit Europian, u zgjodh si Presidentte një grua. Ursula von der Leyen mori këtë post nga sot, ndërsa politikanët shqiptarë janë  ndarë në dy kategori, ata që gëzuan dhe ata që heshtën.

    Edi Rama

    “Lajm i mirë për Europën, po edhe për Shqipërinë që pas votimit të sotëm, në krye të Komisionit Europian do të jetë Ursula von der Leyen, një grua e spikatur dhe një europeiste e palëkundur”.

    Ditmir Bushati

    “Urime Ursula von der Leyen për fitoren e një mandati demokratik nga Parlamenti Europian, duke u bërë Presidentja e Komisionit Europian. Mirënjohës për nënvizimin e perspektivës evropiane për Ballkanin Perëndimor, i cili duhet të materializohet nëpërmjet rezultateve konkrete!”.

    Monika Kryemadhi

    “Urimet më të sinqerta gruas së parë të zgjedhur si Presidente e Komisionit Europian, Znj. Ursula von der Leyen. Jam e bindur se nën drejtimin tuaj, KE do të ketë një fokus të veçantë në perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht Shqipërisë, si një aleate e palëkundur e vlerave europiane!”

    Nga ana tjetër, Presidenti Ilir Meta dhe lideri i opozitës, Lulzim Basha, s’kanë postuar asnjë urim./ Tiranapost.al

    Historike, Ursula von der Leyen zgjidhet gruaja e parë Presidente e KE-së

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post