Showbiz

Kush është shqiptarja e guximshme dhe e bukur që nxjerr gishtin e mesit në mes të Kanës?

Kush është shqiptarja e guximshme dhe e bukur që nxjerr gishtin e

Emrin e Heidi Lushtakut e kemi hasur vite më parë në botën e modelingut. Modelja me origjinë nga Kosova shkeli së fundmi në tapetin e kuq të Kanës, për disa ditë.

Por në një nga parakalimet e saj tërhoqi vëmendjen ky gjest:

Heidi tregon gishtin e mesit, situatë e cila duket se është krijuar në formë batute.

Ajo ndodhej në Festivalin e Filmit në Kanë si pjesë e njërës nga kompanitë e bukurisë franceze.

Heidi e ka nisur karrierën e modelingut prej moshës 13-vjeçare, por suksesi i saj arriti kulmin pas pjesëmarrjes në “Miss Zvicra 2013”, ku doli në vendin e 6-të.

E lindur në Vushtri, edhe pse është larguar nga vendi i saj shumë e vogël, gjithmonë tregon lidhjen e saj të ngushtë për vendlindjen, ndërsa ka marrë pjesë edhe në garën e kërcimit në Shqipëri “Dancing with the stars”.

Kujtojmë se ajo është e fejuara e boksierit të njohur, Haxhi Krasniqi, i cili është shpallur dhe kampion i Europës./ Tiranapost.al