• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Kush është i riu që u gjet i pajetë në Zvërnec


    Është identifikuar trupi i pajetë i cili u gjet rreth dy javë më parë në Zvërnec të Vlorës.

    Viktima është Luan Isai, 32-vjeç, pronar i një bilardoje brenda në qytetin e Vlorës. Identifikimi i tij u bë pas rezultatit të ADN-së, por ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së të riut.

    Kujtojmë se trupi i 32-vjeçarit u gjet më datën 9 mars në breg të detit në Zvërnec të Vlorës i dekompozuar.

    Në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune, ndërkohë policia po punon për të zbuluar shkaqet e vdekjes së Luan Isait./ Copyright Tiranapost.al

    zvernec

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]