Aktualitet

Kush është për fërgesë tironse sot pasdite? Mëso adresën dhe eja

Pavarësisht se fërgesa është një gatim që konsumohet në gjithë Shqipërinë, është specialitet i Tiranës. Kështu që edhe festa e sotme e Fërgesës së Tiranës është vetëm e kryeqytetit. Për herë të parë organizohet ky aktivitet qëllimi i të cili është rilindja e kulturës së festave dhe njohja e kulinarisë së trevës së Shqipërisë së Mesme. Është një nismë e “Luga e Argjendtë” në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Restorant Ceren aty ku do bëhet festa, sot pra të mërkurën e 18 korrikut në orën 19:00.

[caption id="attachment_253163" align="aligncenter" width="720"](Posteri i aktivitetit)[/caption]

Disa nga bashkëpunëtorët janë: Silva Subashi nga Fabrika e Prodhimit të Vajit të Ullirit Subashi, Shef Ismet Shehu dhe Chef-it Bledar Kola nga Restorant Mullixhiu.

[caption id="attachment_253161" align="aligncenter" width="750"](Chef Ismet Shehu)[/caption]

[caption id="attachment_253160" align="aligncenter" width="750"](Chef Bledar Kola)[/caption]

Po cilat janë detajet e një aktiviteti të tillë?

Do prezantohen gjashtë tipe fërgesash të recetave të vjetra, por të servirura me elegancë dhe në mënyrë bashkëkohore nga dy shefat e kuzhinës shqiptare Ismet Shehu dhe Bledar Kola. Përveç 2 fërgesave tashmë të njohura, si ajo me speca, gjizë, domate dhe Tava e Dheut, do prezantohen dhe 4 fërgesa të tjera të rralla, recetat e të cilave janë mbledhur nga Dhurata Thanasi, falë bashkëbisedimeve dhe hulumtimeve të saj me familjet e vjetra tiranase. Shumica e tyre njihen pak, nga një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve.

[caption id="attachment_253162" align="aligncenter" width="731"](Organizatorja Dhurata Thanasi)[/caption]

Dy kuzhinierët profesionistë Bledar Kola dhe Ismet Shehu do gatuajnë me prodhime shqiptare, stinore dhe natyrale, të Tiranës dhe kjo është vlera e shtuar e këtij organizimi.

[caption id="attachment_253166" align="aligncenter" width="750"](Foto e fërgesës)[/caption]

[caption id="attachment_253165" align="aligncenter" width="720"](Foto e fërgesës)[/caption]

[caption id="attachment_253164" align="aligncenter" width="720"](Foto e fërgesës)[/caption]

Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]