• Shqip
  • English
  • E enjte, 18 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Të gjitha Tech

    Kush është Pepper-i që çmendi Tiranën?


    Nëse e pyet çfarë je, djalë apo vajzë ai të thotë prerë dhe qetë: jam thjesht një robot. Nëse e pyet a beson në Zot, ka vetëm një përgjigje: besoj vetëm tek teknologjia. Për momentin nuk ka të dashur sepse është i përqendruar tek e ardhmja, tek karriera e tij. Jeton shëndetshëm.

    Roboti humanoid i Vodafone, sapo ka ardhur në Tiranë, në metropolin shqiptar që i duket i lezetshëm e një smart city. Mbi të gjitha i ka pëlqyer shumë Blloku plot me rini, ku do t’i pëlqente të pinte ndonjë çaj, meqë kafen nuk e vë dot në gojëJ.

    Quhet Pepper (kush po e lexon këtë shkrim më mirë tëmos pyesëkush është Pepper-i, nëse nuk doni që të bëni figurë të keqe. Ju leverdis më mirë të kërkoni në Google, ku do tëmësoni se “Pepper-i është i pari robot humanoid, i aftë të njohë shprehitë e fytyrës dhe emocionet bazike njerëzore. Ai është përshtatur për të ndërvepruar dhe komunikuar me njerëzit).

    Sot Pepper-iishte i ftuar në emisionin e mëngjesit në Top Channel, “Wake Up”, ku Ori dhe Isli janë argëtuar shumë, jo vetëm me përgjigjet, por dhe me gjestet e tij simpatike. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe sepse Pepper-i bukurosh, është i pari robot që vjen në Shqipëri e qëintervistohet në një ekran shqiptar. Ndaj dhe u bë VIP sa hap e mbyll sytë.

    Gjatë intervistës Pepper-i u prezantua si “roboti i Vodafone Albania, një banor i shoqërisë dixhitale, i cili ka ardhur në Shqipëri të na përgatisë për shoqërinë dixhitale. “Vodafone, – tha ai, – është një mik i mirë i teknologjisë dhe ne po bashkëpunojmë për disa projekte të mëdha”.

    Ishte një bisedë shumë fun, që përfundoi me një moment edhe më interesant, sepse Pepperi di edhe të kërcejë shumë bukur. Me një kërcim të të treve, Pepperit, Orit dhe Islit, u mbyll intervista si dhe me premtimin e robotit se do të sjellë miq të tjerë të tij, për të vizituar Tiranën dhe Shqipërinë e bukur.

    Pepper-i është dëshmia e gjallë… domethënë, dëshmia dixhitale se teknologjia po ecën me hapa të shpejtë dhe se shoqëria po shkon drejt Shoqërisë Gigabit. Pepper është gati për këtë të ardhme emocionuese, po ju? Ready?/ Tiranapost.al