Lajme nga Bota

Kush është ilaçi i duhur për lajmet e rreme të shëndetit?

Kush është ilaçi i duhur për lajmet e rreme të

Ky mjek e ka kurën: Mjekë që postojnë në media sociale lajme të vërteta dhe përgënjeshtrojnë ato Fake. Austin Chiang është zyrtari i parë i një spitali i cili do të merret kryesisht me lajmet në mediat sociale.

Megjithëse Chiang është gastroenterolog i specializuar në Harvard, ai ka një pasion të madh për mediat sociale. Në Instagram ka më shumë se 20 mijë ndjekës dhe idetë i erdhën pikërisht nga bota Online. Sa herë futej, lexonte lajme Fake për shëndetin, si dieta perfekte, si të humbasësh peshë, si të kurohesh nga sëmundje të ndryshme etj. Një rëndësi të veçantë në postimet e tij i kushton edhe sipas tij thashethemeve që përhapen kundër vaksinimit të fëmijëve.

Image result for Austin Chiang

Kjo është arsyeja pse ai po punon për të rekrutuar një ekip mjekësh, infermierë, mbrojtës të të drejtave të pacientëve dhe profesionistë të tjetër të fushës së shëndetit që të fusin internetin në orarin e punës dhe të merren me atë që sot është bërë tepër e vështirë: Informimi për të vërtetën!