Showbiz

Kush është Erzina e MC Kreshës, nusja më e re e showbizit shqiptar, por që s`ka asnjë lidhje me të

Kush është Erzina e MC Kreshës, nusja më e re e showbizit

Erzina Shehu është nusja më e re e showbizit shqiptar që u martua dje me MC Kreshën. Disa foto dhe video nga ceremonia e dasmës e vunë në qendër të vëmendjes, por veç pamjes dhe burrit nuk dimë asgjë tjetër për të. Po kush është Erzina, vajza që s`ka asnjë lidhje me artin (veç MC Kreshës) dhe s`ka as Facebook e as Instagram (të paktën me emrin e mbiemrin e saj)?

[caption id="attachment_452965" align="aligncenter" width="821"]Profili i Erzina Shehut në Linkedin[/caption]

Erzina ka studiuar jashtë dhe është menaxhere marketingu. Ka ushtruar vazhdimisht profesionin në saj si në Shqipëri, ashtu edhe në Toronto, në Kanada. Prej katër viteve është pjesë e një kompanie në Toronto. Gjithë këto informacione janë të listuara në profilin e saj në Linkedin, në të vetmen platformë ku gjen ca detaje dhe një foto të saj.

Mbetet për t`u parë në vazhdim se ç`do zgjedhë çifti. Do jetojnë në Kosovë apo në Kanada dhe a do bëhet Erzina dalëngadalë pjesë e rrjeteve sociale, meqë deshi s`deshi në showbiz hyri.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije