• Shqip
  • English
  • E premte, 23 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Profil Showbiz Të gjitha TIP top

    Kush është e dashura e re e Leonardo DiCaprios dhe a ia fitoi zemrën atij siç edhe neve?


    Një personazh i ri ka hyrë zyrtarisht në showbiz. Ajo është Camila Morrone e dashura e Leonardo DiCaprios. Fotot e të dyve duke shkëmbyer puthje në det po bëjnë xhiron e rrjetit. Po kush është Camila? Nga vjen? Ç`punë bën? Dhe si do shkojë lidhja me aktorin 43-vjeçar që njihet për pasionet e shkurtra dhe lidhjet e shumta me modele më të reja në moshë?

    Pucker up! Leonardo DiCaprio shared a passionate kiss with his busty girlfriend Camila Morrone, 21, in the sea during their sun-drenched French getaway on Monday
    (Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone në pushimet e kësaj vere, në Francë)

    Camila ka lindur në Buenos Aires, në Argjentinë në qershor të 1997-s. Ajo është e bija e ish-modelëve Maximo Morrone dhe Lucila Sola, nga të cilët ka trashëguar edhe pasionin e profesionin për modeling. Njëkohësisht njerku i saj është Al Pacino, pasi e ëma është e martuar me aktorin.

    (Babai i Camila-s, Maximo Morrone kur pozonte për Dolce Gabbana, foto nga Instagrami)
    (Mamaja e Camila-s Lucila Sola dhe i shoqi, Al Pacino, foto nga Pinterest)

    Hera e parë që Camila u njoh ndërkombëtarisht ishte në 2016-n në kopertinën e Vogue të Turqisë. Si pjesë e agjencisë së modelimit IMG ka modeluar për koleksionin Moschino 2017. Po nuk e ka lënë pas dore as pasionin për aktrimin. Luajti në filmin “Bukowski”, “Never Goin’ Back” dhe “Death Wish”.

    (Kur Camila ishte në kopertinën e Vogue, foto nga Google)
    (Kur Camila sfiloi për Moschino 2017, foto nga Google)

    21-vjeçarja ka një profil shumë aktiv në Instagram në të cilin ka gati 900 postime dhe 1.4 milionë ndjekës. Pjesa më e madhe e fotove e prezanton ashtu siç është me shumë pak, ose aspak grim, me flokë natyrale dhe shumë buzëqeshje.

    (Foto nga profili i Camila Morrone në Instagram)
    (Camila Morrone, foto nga Instagrami)
    (Camila Morrone, foto nga Instagrami)

     

    (Camila Morrone, foto nga Instagrami)
    (Camila Morrone, foto nga Instagrami)
    (Camila Morrone, foto nga Instagrami)

    Pikërisht këto karakteristika duhet ta kenë bërë për vete edhe Leonardo DiCaprion, i cili ka një simpati të hershme për modelet. Në fotot e fundit duket shumë i dhënë pas Camila-s. Megjithatë DiCaprio njihet si feminist. Çdo verë e çdo vit nga një modele në jaht. Pas Nina Agdal, Kelly Rohrbach dhe Toni Garrn, prej 8 muajsh, që nga dhjetori i 2017-s është Camila.

    (Nina Agdal dhe Leonardo DiCaprio, foto nga Google)
    (Kelly Rohrbach dhe Leonardo DiCaprio, foto nga Google)
    (Toni Garrn dhe Leonardo DiCaprio, foto nga Google)

    Megjithatë mbetet për t`u parë kësaj here nëse 21-vjeçarja Camila Morrone ia ka fituar edhe atij zemrën siç na e fitoi neve, apo është thjesht një flirt vere, një modele më shumë.

    (Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone, foto nga Google)

    Në galeri mund të shfletoni disa nga fotot e Camila Morrones

    Ky post u përshtat nga eonline, instyle, wmagazine dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

    Sërish mbi ujë si tek Titaniku. Leonardo DiCaprio në skena romantike me të dashurën