• Shqip
  • English
  • E premte, 23 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz TIP top

    Kush është balerina që veshi fustanin e bardhë tre javë pas lindjes?


    Dasmën e saj të parë, bashkë me fustan e nusërim, e shijoi me gjithë ndjesinë e të qenit mami i një djali të vogël.

    sueda guri 2

    Pas pak vitesh sërish një fustan i bardhë e sërish mami. Po kësaj here i një bebeje të veshur me tuta rozë. Sueda Guri, balerina e trupës së Top Channel, vetëm pak ditë pasi solli në jetë vajzën e saj, u bë pjesë e emisionit “Fustani i ëndrrave”, në Vizion Plus. Si një rubrikë brenda emisionit, që u jep mundësinë nuseve të njohura të nusërojnë për herë të dytë, radhën për ta veshur sërish fustanin e ëndrrave e kishte Sueda. Ky që kishte zgjedhur balerina, ishte ndryshe nga ai i pari, i dasmës së saj. Por vetëm fustani ama. Trupi duket po ai.

    sueda guri

    Po nëse ju themi se ajo kishte vetëm tre javë që kishte lindur? Për të gjitha nënat e reja, që pas lindjes nuk arrijnë të veshin dot as tutat e shtëpisë, i ftojmë të ngushëllohen me faktin që Sueda është balerinë. Po nuk e pati ajo atë turp, kush do ta ketë?