Aktualitet

Kush është Ajshe, bukuroshja krah Bashës sot

Përveç Aurelës që qëndronte krah bashkëshortit të saj, kryetari i PD-së Lulzim Basha kishte zgjedhur që në krahun tjetër të mbante një vajzë demokrate hiret e së cilës na tërhoqën vëmendjen.

Vajza me flokët e gjatë e të derdhur, si Pocahontas me një këmishë bojqiell, e qeshur, me buzët pak si Angeline Jolie ka një emër të veçantë veç të tjerash, Ajshe.

Në Tiranapost.al zbuluam se Ajshe Isha është anëtare e Kongresit Kombëtar në forumet e Partisë Demokratike dhe nga fotot në facebook ka postime të ndryshme nga pjesmarrja në çadrën e PD-së.

Diku po festohet me një tortë, foto me dy gishtat lart. Diku pozon me një pallto të ngrohtë e diku me shokët e shoqet e forumit ku po pijnë birra e po luajnë letra.

Ndërsa fotoja e ditës së sotme është ajo me këmishën bojqiell krah kreut të PD-së. Ajo ishte shumë e kujdessshme të ndiqte herë pas here kameran dhe të jepte një buzëqeshje të ëmbël. Bukuria e saj na çlodhi sytë edhe ne në redaksi.

Imagjioni pak efektin zbutës që kanë gjithmonë vajzat e bukura të cilat kur bëhen edhe pjesë e politikës vetëm efekte të mira kanë, padyshim./ Copyright Tiranapost.al