RajoniKosovaTe gjitha

Kush e vrau Oliver Ivanoviç? Kryeministri Haradinaj hedh dyshimet e tij


Kryeministri Ramush Haradinaj tha në një deklaratë në Facebook se shfrytëzimi i këtij akti tragjik për qëllime politike, madje edhe për të bllokuar proceset që synojnë normalizimin e lidhjeve mes dy vendeve, është kundër logjikës dhe frymës së bashkëpunimit.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka hedhur sugjerimin se vrasja e liderit kryesor politik serb në veriun e Kosovës, Mitrovicë, ishte rezultat i një ndërhyrje të paligjshme e ardhur nga jashtë vendit, Kosovës dhe shtoi  se shfrytëzimi i këtij akti tragjik për qëllime politike, madje edhe për të bllokuar proceset që synojnë normalizimin e lidhjeve mes dy vendeve, është kundër logjikës dhe frymës së bashkëpunimit. 

Oliver Ivanoviç, lideri i Partisë Liri, Demokraci dhe Barazi u qëllua për vdekje më 16 janar në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës të dominuar nga serbët, në një sulm që ka ngritur tensionet në Ballkan dhe ka nxitur pezullimin e bisedimeve të lehtësuara nga BE midis Kosovës dhe Serbisë.

“Ne mendojmë se ky krim, si dhe zhvillimet e caktuara kriminale që ndodhin në veri, janë rezultat i përfshirjes së paligjshme në veri të institucioneve të tjera jashtë Kosovës,” tha Haradinaj pas një takimi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kosovës.

Haradinaj gjithashtu hodhi poshtë kërkesën e Serbisë për të marrë pjesë në hetim dhe tha se  dëshiron të ftojë FBI-në të zbardhë ngjarjen. Duke folur pasi Këshilli i Sigurisë së Kosovës lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se situata është normalizuar, Haradinaj tha: “Qytetarët e Kosovës nuk duhet të shqetësohen për nivelin e sigurisë. Të gjitha institucionet janë në krye të detyrës, përfshirë forcat paqeruajtëse të NATO-s në vend”.

Avokatja e Ivanoviçit, Nebojsha Vlajiç,  foli për Radio Evropa e Lirë ku tregoi se Ivanoviç u qëllua përpara zyrës së tij në orën 8:15 të mëngjesit dhe mjekët e spitalit në  Mitrovicë konfirmuan vdekjen e tij në orën 9:15. “Ivanoviçit i janë parë pesë plagë pas tij dhe në pjesën e kraharorit”, tha avokatja e Ivanovi♪5 duke cituar sipas saj mjekët.

Mediat serbe e përshkruan vrasjen si akt të kryer në makinë nga më shumë se një person, ndërsa Ivanoviç po ecte në Rrugën Sutjeska në Mitrovicën veriore, pasi po shkonte në zyrat e partisë. Policia dyshon se një makinë e gjendur e djegur në një tjetër rrugë të Mitrovicës është përdorur nga autorët e krimit, e më pas është djegur për të humbur gjurmët.

Police remove a burned-out car that they suspect was involved in Oliver Ivanovic's killing.

Në Bruksel, delegatët serbë u larguan nga bisedimet me autoritetet kosovare që sapo kishin nisur,  përpjekja e fundit për të përmirësuar marrëdhëniet e tensionuara midis Serbisë dhe Kosovës. Kreu i delegacionit të Beogradit, Marko Djuriç, tha se ai dhe delegatët e tjerë serbë po ktheheshin në Beograd për shkak të “vrasjes së Ivanoviçit”.

Djuriç, i cili kryeson zyrën e qeverisë serbe për Kosovën dhe Metohinë, tha se vrasja ishte “një përpjekje për të shtyrë popullin serb në kaos, për të shtyrë Serbinë në kaos”. Ai tha se “kushdo që qëndron prapa këtij sulmi … a janë ata serbë, shqiptarë apo kriminelë të tjerë, duhet të dënohen”.

Avni Arifi, i cili kryeson delegacionin e Kosovës në bisedimet e BE, i bëri thirrje Beogradit të kthehet në negociata, duke folur për  Klan Kosova ku citohet të ketë thënë se nuk ka alternativë ndaj dialogut. Shefja e politikës së jashtme të BE Federica Mogherini foli me presidentët e Serbisë dhe Kosovës në telefon pas vrasjes së Ivanoviçit, ku dënoi aktin e rëndë, shprehu ngushëllimet ndaj familjarëve dhe kërkoi hetimin e plotë të ngjarjes, duke shtuar se Kosova nuk do hezitojë të gjejë sa më shpejt autorin.

Çështjet në axhendën e bisedimeve të Brukselit përfshinë çështje të diskutueshme rreth një propozimi për krijimin e një Asociacioni të Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Edhe pse Kosova shpalli pavarësinë në 2008, Beogradi ende pretendon ish-provincën serbe si pjesë të territorit të saj.

Normalizimi i lidhjeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është gjithashtu një çështje kyçe e lidhur me ambiciet e anëtarësimit në BE si të Serbisë ashtu edhe të Kosovës.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç planifikoi një takim urgjent të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dje për të diskutuar mbi implikimet e vrasjes.

Serbian President Aleksandar Vucic peaks to reporters in Belgrade on January 16.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha në një deklaratë në Facebook se shfrytëzimi i këtij akti tragjik për qëllime politike, madje edhe për të bllokuar proceset që synojnë normalizimin e lidhjeve mes dy vendeve, është kundër logjikës dhe frymës së bashkëpunimit.  “Kosova mbetet e përkushtuar për të krijuar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e saj dhe është e vendosur fuqishëm në rrugën e saj euroatlantike”, tha Haradinaj.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, gjithashtu i bëri thirrje organeve gjyqësore të hetojnë këtë incident me shpejtësi dhe profesionalizëm dhe t’i sjellin autorët para drejtësisë. Delawie kërkoi që: “të gjitha palët  të shmangin retorikën e rrezikshme dhe ruajnë qetësinë në këtë kohë kritike dhe të vazhdojnë  punën drejt normalizimit të marrëdhënieve”. Tiranapost.al E.B

 

Oliver Ivanoviç

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *