• Shqip
  • English
  • E diel, 18 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Kush e viziton Shqipërinë, nuk ikën më!


    Ekspertja e turizmit Blerina Ago thotë se Shqipëria është një destinacion fantastik për turistët dhe se kush vjen, nuk ikën. Ajo tregon se ka turistë të huaj që ecin 3 orë me mushka, vetëm sepse duan të provojnë diçka autoktone.

    “Unë besoj se kush ka vizituar Shqipërinë, nuk ikën. Besoj se ata persona që zgjedhin të bëjnë plazh, zgjedhin po ashtu edhe të zbulojnë fshatra turistikë. Ne kemi për shembull edhe vizitën me mushka, që është tradicionale tipike shqiptare. Danezë, norvegjezë, sidomos nordikët e quajnë diçka që është tipike shqiptare, autoktone. Këtu qëndron bukuria, ecja tipike si e shqiptarëve”, tha Ago në emisionin “Dritare me Rudinën”. /Tiranapost.al/