Aktualitet

Kush do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong?

Kënga "Botë" e Linda Halimit do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong.
Kush do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong?

Lindita Halimi ia del të fitojë Festivalin e RTSH-së.

Botë, kënga e kompozuar nga Klodian Qafoku me tekst nga Gerald Xhari, Big Basta, mori më shumë pikë në fund të votimit të përbashkët të jurisë dhe publikut.

Në fakt publiku e renditi të tretën këngën "Botë" të Linda Halimit, por ishte juria që e shpalli atë fituese të Festivalit të 55 të Këngës.

Publiku votoi Ylli Limanin më këngën Shiu në vend të parë. Në vendin e dytë u rendit Genc Salihu me krijimin e tij në çdo komponent, Këtu. I treti u rendit Dila Leka. Por ajo që ne do të na përfaqësojë në Eurosong tashmë është e vendosur, e s'na mbetet gjë tjetër veçse t'i urojmë Lindës suksese.

linda1