Aktualitet

Kush do që Vitin e Ri ta kalojë me Florin të ngrejë dorën

Lajmin e ka dhënë faqja e Prive në Instagram. Flori Mumajesi do të jetë më prezent se asnjëherë më parë në natën e ndërrimit të viteve. Nuk do të jetë në ndonjë koncert, por në televizor. Programin e fundvitit në Klan Kosova do ta drejtojë ai. Ndaj thamë se do ta kalojmë me të festën se do të jetë udhëheqës i asaj që po organizohet.

[embed]https://www.instagram.com/p/Bc19h3CHPsU/?taken-by=prive.al[/embed]

Nuk janë dhënë më shumë detaje nga ajo që po përgatitet, megjithatë zakonisht këto emisione kanë ndërthurje të humorit, këngës dhe surprizave për artistët.

Duke qenë se kohët e fundit, Flori është shpërngulur në Prishtinë, ka marrë edhe këtë angazhim të ri.

F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]