Aktualitet

Kurtizania- Rainer Maria Rilke

Flokët e mia dielli i Venedikut

M´i ktheu në ar, dhe kjo një alkimi,

Që ç´do lloj alkimie e ka zili.

Qepallat -ura, në të cilat ti,

Shkon fare pa u ndjerë drejt rrezikut

Të syve, si fshehtas vragat nën bar

Gufojnë edhe rrjedhin ndër kanale,

Ku deti qetësohet e llambar.

Dhe kush me qënin të pa ndonjëherë

E ka zili, pse dora pa stolira

E sringla e miklon me butësi.

Pa ndezje epshi e pa një dredhi.

Dhe djemtë, shpresë e shtëpive të mira,

Mes gojës sate humbin në humnerë.