• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kosova Të gjitha

    Kurti-Osmani flasin pas takimit: Do jemi transparentë për marrëveshjet tona. Do bashkëqeverisim


    Albin Kurti i Vetëvendosjes dhe Vjosa Osmani nga LDK do bashkëqeverisin. Dy partitë opozitare do bëhen bashkë duke kaluar në opozitë partitë historikisht në pushtet. Ende nuk flitet për postin e Osmanit, e cila thotë se duhet të numërohet edhe vota e fundit e qytetarit të Kosovës, por çdo vendim që do merret do jetë në dakordësi me aleatët e saj brneda partisë LDK me kryetar Isa Mustafën. Kurti tha se jemi ende herët për të folur se kush do jenë ministrat e si do jetë struktura qeveritare, por rëndësi aktualisht për të është bashkëqeverisja dhe transparenca, që deri më sot sipas tij ka munguar në Kosovë.

    Pas takimit, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve, lexoni si më poshtë:

    Albin Kurti: Nuk është korrekte tju njoftoj paraprakisht për ndarjen dhe strukturën e qeverisë

    Vjosa Osmani: Ne si LDK e kemi deklaruar me parë që po presim rezultatin final dhe nëse rezultati konfirmohet kush merr me shume vota, atëherë në asnjë mënyrë nuk hezitojmë që në bashkëqeverisje të pranojmë që kushdo që ka fituar merr pozitën e kryeministrit. Për pozitën nëse Albin Kurti vendoset kryeministër dhe do flitet për postin tim, vendimin e marr unë bashkë me partinë që përfaqësoj. Presim rezultatin final. Janë diku rreth 20 mijë vota të mërgatës dhe mbi 20 mijë vota me kusht që pasi të numërohen pa hezitim me bashkëqeverisjen, kushdo që ka marrë një votë më shumë do jetë drejtuesi.

    Kurti: Do bashkëqeverisim, uruam njëri tjetrin për gjithçka, kur të kemi rezultatin final do e shini, ju e dini deri tani rezultatin, nuk besoj se mund të ndryshojë, por letë themi për korrektësi natyrisht e kuptoj që fjala e fundit është certifikimi, por besoj që PDK është në opozitë dhe kjo nuk mund të ndryshojë, VV dhe LDK është në qeveri dhe as kjo nuk ndryshon. Ti ruajmë fjalët e fundit për në fund.

    Me serbët me listën serbe si do bëni?

    Kurti: Obligim kushtetues është që nga kominuteti serb të kemi një ministër nëse kemi maksimumi 12 ministrit, do respektojmë kushtetutën por s’do vrapojmë tek lista serbe pa takuar e biseduar me serbët, të cilëve duket që edhe një herë iu bë padrejtësi e madhe me parregullsitë e procesit zgjedhor, që i kanë konstatuar edhe vëzhguesit ndërkombëtarë.

    Vjosa Osmani: Ekipet tona e fillojnë punën që nesër, që të mos humbin kohë pas certifikimit detajet do përcaktohet nga ekipet tona.

    Do ketë marrëveshje për shkarkimin e Thaçit?

    Albin Kurti: Pazare politike nuk bëjmë, keni parë në të kaluarën, do ketë transparencë do kemi bashkëpunim të hapur.

    A do jetë në marrëveshje posti i presidentit?

    Albin Kurti: Nuk e kemi diskutuar po dihet se qeverisja jonë do zgjasë më shumë se koha që i ka mbetur presidentit aktual./ Tiranapost.al. E.B

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]