Aktualitet

Kurrë mos guxo më të kërcënosh Amerikën! Çfarë po ndodh mes Trump dhe Rouhani-t

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti iranian Hassan Rouhani po kërcënojnë njëri tjetrin, duke rritur kështu tensionet mes dy vendeve. Pas kërcënimit të Rouhani-t ku iu drejtua Trumpit dhe Amerikës: 'Mos luani me bishtin e luanit, lufta me Iranin do ishte nëna e të gijtha luftërave',  Trump ka bërë një status në Twitter:

“Kurrë, kurrë mos guxo më të kërcënosh Amerikën, përndryshe do vuash pasojat që nuk ka parë ndonjëherë historia” . Kujtojmë se në muajin maj Trump vendosi sanksione të reja ndaj Iranit, për shkak se zyrtarët atje nuk i ndaluan programet bërthamore./ Artikull i marrë nga BBC, për Tiranapost.al Elisa Bajrami.