Aktualitet Te gjitha

Kurir për samitin me në titull Ramën: Kryeministri shkëlqeu me stil, edhe pse pa atlete sot


Udhëheqësit e NATO-s u mblodhën sot në një samit të rëndësishëm të Brukselit, ku presidenti amerikan Donald Trump si gjithmonë mori vëmendjen, për shkak të qëndrimit kritik, pasi kërkon që të rriten shpenzimet e vendeve me mbi 4% për sigurinë. Por edhe Rama, duke nisur nga dje me stilin e tij unik, me kostum dhe atlete të bardha, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Media serbe Kurir publikon artikullin duke përmendur në titull Ramën dhe presidentin Trump, teksa komenton edhe veshjet e lidereve gra si Merkel dhe Theresa May.

Për Ramën, Kurir shkruan se ndryshe nga samiti në Londër ku u shfaq me atlete, në samitin e NATO-s u shfaq me këpucë fine. “U shfaq me këpucë këtë herë, kishte bërë një kombinim me kostimin, këmishën dhe kollaren, shkëlqeu me stilin e tij. E ndërsa  kur është fjala për ‘styling grash’, Angela Merkel dhe Kryeministrja britanike Theresa Mey u shfaqën me veshje në tonet e errëta”.

/ Marrë nga Kurir, përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al Elisa Bajrami.

NATO SAMIT U SLIKAMA: Tramp ponovo dominirao, a Edi Rama je briljirao svojim stajlingom! (FOTO)

Atletet e Ramës sërish marrin dhenë nëpër botë. Pas BBC, shkruan Telegraf