• Shqip
  • English
  • E premte, 19 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • My Albania Të gjitha

    Kur vjen puna tek pushimet, grekët e kanë Shqipërinë zgjedhjen e parë!


    Greqia rezulton vendi i parë në Europë që si zgjedhjen e parë të turizmit ka Shqipërinë. Sipas të dhënave nga Eurostat, vendi ynë rezulton si top destinacion për grekët me 2.1% të netëve të shpenzuara, ndjekur nga gjermanët me 1% dhe Amerikanët me 1%.

    Vend i preferuar për të kaluar pushimet në Europë është Spanja, pasi rezulton zgjedhje e parë për italianët, gjermanët, francezët, danezët, suedezët, norvegjezët etj. Ndërsa vetë spanjollët preferojnë më shumë të shkojnë në Angli, Gjermani e Francë. Eurostat publikoi raportin me temën:A është vendi juaj popullor për turistët ”dhe i referohen vitit 2017.

    Italia është e preferuara e parë e austriakëve, rumunëve, sllovenëve. Vetë italianët shkojnë më shumë në Spanjë, ku shpenzojnë 120 euro në ditë dhe destinacioni dytë është Kroacia me 90 euro në ditë, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar, ku një italian shpenzon mesatarisht po rreth 90 euro në ditë.

    Polakët, të cilët vitet e fundit po vijnë dhe në Shqipëri, si destinacion kryesor të pushimeve kanë Gjermaninë, ku shpenzojnë 34 euro në natë, më pas është Mbretëria e Bashkuar, me 33 euro në natë dhe e treta, Italia, me 65 euro në natë. Polakët janë në fakt një nga popujt më dorështrënguar, me shpenzime ditore të turistëve prej vetëm 27 euro, nga 59 euro që harxhojnë francezët, 77 euro që prishin gjermanët për pushime, 72 euro britanikët, 49 euro spanjollët, 63 euro italianët, etj.

    Çekët, të cilët kanë filluar të preferojë Shqipërinë, kanë si destinacion të parë Kroacinë, më pas Slloveninë dhe zgjedhja e tretë është Italia. Çekët janë më dorështrënguar se polakët, me shpenzime ditore prej 21 eurosh, sipas Eurostat.

    Bullgarët shkojnë në Greqi, kroatët dhe hungarezët kanë zgjedhje të parë Gjermaninë.

    Norvegjezët, të cilët dy vitet e fundit po vijnë dhe në Shqipëri, kanë si destinacion të parë Spanjën, të ndjekur nga Suedia dhe Greqia. Norvegjezët janë ndër më dorëlëshuarit e Europës, me shpenzime ditore prej 123 eurosh në ditë.

    Nuk mbeten pas as suedezët, me shpenzime mesatare ditore prej 125 eurosh. Tre destinacionet e tyre të preferuara janë Spanja, Tajlanda dhe SHBA. Edhe danezët shpenzojnë 136 euro në ditë për pushime e udhëtime, teksa preferojnë Spanjën, Suedinë, Italinë./ Eurostat/ Tiranapost.al E.B