• Shqip
  • English
  • E hënë, 24 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Libra Të gjitha

    “Kur sunduesit grinden”, lexuesit në radhë për librin e ri të Ismail Kadaresë


    “Kur sunduesit grinden” është libri më i ri i Ismail Kadaresë, i prezantuar sot në Panairin e Librit. Botimi i librit ishte paralajmëruar më herët nga Shtëpia Botuese Onufri, ndërsa shkrimtari Ismail Kadare ka qenë vetë në stendën e kësaj shtëpie botuese në Panair së bashku me bashkëshorten Helena për të nënshkruar autografe për lexuesit.

    Interesi ka qenë i madh ku shumë lexues kanë qëndruar në radhë për të marrë një kopje me nënshkrimin e Ismail Kadaresë. Libri ka në qendër telefonatën mes shkrimtarit Boris Pasternak dhe Stalinit. Vepra sjell një qasje mbi raportin e shkrimtarëve me diktatorët dhe në kopertinë ka imazhin e Janusit, perëndisë që sipas mitit romak, ishte perëndia e fillimit, kohës, tranzicionit, dualitetit. Kadare ka punuar prej dy vitesh për këtë libër, mbi telefonatën e diskutuar gjatë, të një shkrimtari në ish-Bashkimin sovjetik me Stalinin “udhëheqësin” që në një moment do ta përdorte këtë telefonatë, kundër vetë shkrimtarit./Tiranapost.al

    Ismail Kadare, Helena Kadare dhe botuesi Bujar Hudhri.
    Ismail Kadare, Helena Kadare dhe botuesi Bujar Hudhri.