• Shqip
  • English
  • E martë, 18 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Bukuri Të gjitha TIP top

    Kur, si dhe pse duhet ndërruar parfumi?


    Në ndërrimin e gardërobës ndikojnë kohët, stinët, tendencat, rastet, fazat e ndryshme të jetës që të diktojnë të tjera shije. Pikë për pikë është e njëjta gjë edhe për parfumin.

    Na ishte njëherë besnikëria aromatike, që na shtynte të mbanim përherë të njëjtin parfum për vite e vite me radhë, derisa hunda na bëhej fare e pandjeshme ndaj asaj arome. Sot, të flirtosh me parfumet është jo vetëm një lojë që të jep kënaqësi, por edhe të bën mirë. Nuk është vetëm çështje moti. Patjetër që ndryshimi i temperaturave të fton të ndryshosh gardërobën e aromave, po pse të ngelesh vetëm tek një fragrancë stinore? Nëse parfumi kompleton një look, do ishte njëlloj si të vishje përherë të njëjtat këpucë e të njëjtën çantë me veshje të ndryshme. Sa e mërzitshme!

    Edhe pse nuk bie menjëherë në sy, siç ndodh me fustanin, parfumi ndjehet dhe jo vetëm me hundë. Aromat ndikojnë në krijimin e një ndjesie të mirë që përçohet edhe tek të tjerët. Prandaj edhe pjesa më e madhe e grave e ndryshojnë parfumin njëlloj si edhe modelin e flokëve, për një fillim të ri. Një dashuri e re, një punë e re, një qytet i ri, një fëmijë i dytë ose thjesht një vete e re. Të gjitha meritojnë një aromë tjetër. Një parfum për çdo fazë të jetës. Kjo është aroma e gruas.