SPORT

Kur Real Madrid e Barcelona imitojnë derbin e Tiranës

Kur Real Madrid e Barcelona imitojnë derbin e Tiranës

Tifozët e Tiranës më shumë se sa “shtëpia badheblu” ku nuk mund të futet asnjë i kuq, kishin tjetër hall në momentin që mësuan që drejtuesit e klubeve ishin duke përgatitur një lloj akordi kontraktual që skuadra e Starovës të luajë në Selman Stërmasi.

Partizani këtë vit është një skuadër e denjë për të fituar titullin kampion dhe mund të ndodhë që festa e kuqe të bëhet pikërisht në stadiumin bardheblu. Jo, deri këtu jo.

Megjithatë gjërat rrodhën ashtu si ish parashikuar, klubet e gjetën akordin mes tyre, dhe tani Partizani luan në Selman Stërmasi. Imagjinoni ndeshjen e javës së 4-t (pas 8 ditësh), Partizani-Tirana në këtë stadium teksa grupimi më i madh i tifozëve bardheblu kanë konfirmuar mos pjesëmarrjen, bojkot i hapur për vendimin e klubit.

Në Spanjë ka pak a shumë të njëjtin problem. Barcelona do luajë në finalen e Kupës së Mbretit, dhe normalisht kjo ndeshje duhet të zhvillohej në Madrid. Reali është eliminuar, ndërsa klubi nuk ka ndër mend që ti bëjë katalanasit të festojnë në atë ambjent. Presidenti i Realit tha zyrtarisht që “atë ditë do kemi punime”, por jo zyrtarisht kuptohet qartë “ata nuk mund të festojnë këtu”.

Kështu ndodhi dhe një vit më parë, kështu do ndodhë dhe këtë edicion. Sanatiago Bernabeu nuk ka vend për Barcelonën.