Shëndeti

Kur pyetja “I kujt je?” nuk ka më kuptim

Në fakt, nuk është se ndodh më si dikur. Ose ndoshta ndodh nëpër qytete të vogla, ku të gjithë e njohin njëri-tjetrin, që dikush të të pyesë “I kujt je ti?” dhe pastaj kërkon me mendje të gjejë mamanë ose babanë, që me siguri bie krushk ose kushëri me filanin e fistëkun. Po kur fëmija është kopje e njërit prej prindërve? Edhe në Hënë të shkojë, s’ka nevojë ta pyesë njeri “I kujt je ti?”. Ja, për shembull, a ka nevojë të pyesësh Sara Kapon se e kujt është? Po Martinin e Xhemit? Apo Erën e Monikës? Janë kopje të mamave. Madje, si për rastësi, mbajnë mbiemra të ndryshëm nga të mamave. E sërish identifikohen menjëherë më mamatë e tyre, që u ngjajnë si pika e ujit. Kemi disa fëmijë të njohurish, që janë gjithashtu fëmijë të famshëm, që veç ngjashmërisë të tipareve mamatë, u kanë trashëguar edhe sensin e protagonizmit

monika tea

Tea e Monika Lubonjës

Si Tea ashtu dhe Monika e kanë thënë përherë: ne të dyja jemi karaktere krejt të ndryshme. Duam të tjera gjëra. Shprehemi në mënyra të kundërta. Dhe mund të kenë të drejtë. Aq mirë sa e njohin njëra-tjetrën. Por sado të ndryshme të jenë në karakter, vajza e Monikës, Tea Pasko, është një kopje e të ëmës në pamje.

ferri-4

Bora e Rozetës

Ato të dyja duhet t’i shikosh një copë herë të mirë, para se të dallosh se cila është mamaja e cila është vajza. Cila është Rozeta, aktorja e njohur dhe gruaja e Xhevdet Ferit dhe cila është Bora, e bija, juristja aktive e paneleve televizive. Aq shumë ngjajnë ëmë e bijë. Madje as vitet e Rozetës nuk i merr dot si element bazë për të bërë dallimin nga njëra-tjetra. Sepse Rozeta me moshën duhet të ketë bërë ndonjë pakt.

xhemi martini

Martini i Xhemit

Ia ka kopjuar të gjitha të ëmës. Ngjyrën e formën e syve, buzëqeshjen, formën e fytyrës, të dhëmbëve. Sikur të ishte vajzë, do kishim pasur me siguri një Xhemi të dytë. Por Martini është edhe më me fat. Sepse i ka të gjitha gjasat që kur të rritet të jenë një nga djemtë më të simpatikë. Është që tani.

yllka-mujo-dhe-elia-zaharia

Elia e Yllkës

Sikur të mos mjaftonin gjithë tiparet e fytyrës që ato të dyja i kanë identike, Elia Zaharia të ëmës, Yllka Mujos, i ka rrëmbyer edhe profesionin. E madje edhe ngjyrën e zërit. Dhe këtu nuk flasim vetëm për një ngjashmëri të thjeshtë nënë e bijë. Është njëlloj si Yllka të na ketë lënë një vete tjetër, që mos t’ia ndiejmë mungesën kur ajo të vendosë të mos i përkushtohet më aktrimit.

Shkelzen-Liri-Armina

Shkëlzeni i Lirisë

Çifti Sali e Liri Berisha janë shembulli i përkryer për të ilustruar klishenë “djali i ngjan mami e vajza babit”. E përsëri ajo ngjashmëri aq identike mes të dy fëmijëve dhe prindërve të vë në dyshim nëse kjo shprehje është thenë edhe për të tjerët. Shkëlzeni është ka një ngjashmëri identike me të ëmën, ose nëse do përdornim edhe një shprehje tjetër të gatshme: i ka këputur kokën.

ema sara

Sara e Emës

Sara Kapo mund të quhet fare bukur edhe klon i Ema Andreas. Kush ka kundërtshime, le të na i hedhë poshtë atë që thamë duke gjetur ndonjë tipar që Sara e ka ndryshe nga Ema. Por vështirë të ndodhë. Janë aq të ngjashme, sa në një lojë që bënë një herë në Top Show, askush nuk e kuptoi menjëherë se vajza në studio ishte Sara dhe jo Ema.

viola

Viola e Brunildës

Nuk është se po e themi vetëm ne që ato të dyja duken si shoqe. Edhe vetë e kanë thënë gjatë një bisede në studion e Rudinës se më shumë sesa nënë e bijë, janë dy shoqe të mira, që i besojnë njëra-tjetrës. Se si e ka arritur Brunilda këtë, nuk e dimë, ama Viola duhet të ndihet me fat që ka një mama aq të ngjashme me veten.

metametametas1

Era e Monikës

Kur ishte më e vogël, ishte pak vështirë të kuptohej nëse i ngjante të atit apo të ëmës. Edhe për shkak se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi e kanë marrë një hije të njëri-tjetrit pas aq shumë vitesh bashkë. Tani që Era është rritur, nuk ka më vend për dyshime. Është pikë e presje si e ëma, Monika. Jo vetëm në fytyrë por edhe në trup.