• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Kur pyetet për Brad Pitt i biri është indiferent


    Maddox, djali i madh i Angelina Jolie dhe Brad Pitt që konsiderohet nga mediat si molla e sherrit për ndarjen e prindërve (për shkak të një debati që ka pasur me të atin njëherë në një avion) është pyetur për herë të parë në një intervistë për të atin. Dhe përgjigjet janë krejtësisht indiferente.

    Kur e pyetën a do ta vizitojë i ati në kolegj, u përgjigj: “Unë s`di se ç`mund të ndodhë”. Kurse kur e pyetën nëse mendonte se një ditë do t`i shkëpuste përgjithmonë lidhjet me të atin, ia ktheu: “Epo le të ndodhë çfarë të ndodhë”.

    Maddox është tashmë 18 vjeç, i pavarur nga prindërit dhe do zgjedhë vetë se me cilin të qëndrojë. Edhe pse është larguar momentalisht për të ndjekur studimet.

    *Ky post u përshtat nga Fox News dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690