Aktualitet

Kur ngacmohet plaga e Jeruzalemit/ Shënohet viktima e parë dhe 80 të plagosur nga protesta e palestinezëve

Ushtarët izraelitë vranë një palestinez pranë kufirit të Gazës, vdekja e parë e konfirmuar në dy ditë trazira. Mijëra palestinezë kanë dalë në protesta të dhunshme dhe për pasojë u shënua viktima e parë pas përleshjeve me trupat izraelitë. Është dita e dytë e protestave që kur Trump deklaroi se njeh Jeruzalemin si kryeqytet i Izraelit. Në të gjithë botën arabe dhe muslimane, mijëra demonstrues kanë dalë nëpër rrugë pikërisht sot, të premten, ditën e shenjtë të myslimanëve. Palestinezët shprehin solidaritet me vendin e tyre por zemërim me politikat e Trump dhe vendimin e tij. Ushtria izraelite tha se qindra palestinezë ishin duke rrotulluar e lëshuar goma të djegura dhe duke hedhur gurë drejt ushtarëve përtej kufirit. Më shumë se 80 palestinezë u plagosën në Bregun Perëndimor dhe në Gaza nga zjarri dhe plumbat e ushtirsë së Izraelit, Dhjetëra të tjerë janë prekur nga thithja e gazit lotsjellës. 31 u plagosën ditën e djeshme. Situara pritet të përkeqësohet. Tiranapost.al E.B

Image result for one palestinian dead

Image result for one palestinian dead

Image result for one palestinian dead

Image result for one palestinian dead