• Shqip
  • English
  • E hënë, 19 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Bukuri Lifestyle Shëndet TIP top

    Kur ndërrohen stinët flokët duan vitamina


    Vitaminat janë thelbësore për bukurinë dhe shëndetin e flokëve. Këta janë suplementet më të mirë me bazë vitaminash, që u bëjnë mirë flokëve

    Suplemente dhe vitamina: kur janë të nevojshme?

    Stresi, ndryshimet e stinës, periudhat e lodhjes ndikojnë shumë tek flokët tanë, që duken pa shkëlqim, më të hollë dhe fillojnë të bien. Në një situatë të tillë këshilla më e mirë është forcimi i flokëve nëpërmjet ushqimit (fruta dhe perime), por shpesh një ndihmë e mirë dhe e menjëhershme janë suplementet me bazë vitaminash. Më të mirat për forcim dhe shkëlqim floku janë vitamina C dhe vitaminat e grupit B, në veçanti vitamina B6 dhe B8. Reduktojnë stresin dhe forcojnë qelizat, ndihmojnë në sintezën e proteinave, në këtë rast keratinës. Duhen kombinuar me zink, selen, hekur dhe omega 3.

     

    Kur të fillosh të marrësh vitamina për flokët dhe për sa kohë
    Ndryshimi i stinëve është kritik për flokët. Në këtë periudhë flokët bien, janë të zbehtë dhe të dobët. Ky është moment më i mirë për të filluar vitaminat që do t’i forcojnë.
    Suplementet funksionojnë dhe janë efikase nëse merren rregullisht për një periudhë për rreth 3 muaj. Trajtimi duhet të përsëritet gjatë ndërrimit tjetër të stinëve.

    fountain_thehairmolecule

    Fountain The Hair Molecule – Vitamina për flokët me një kompleks të përqendruar acidi ilaronik dhe biotinë. Garanton shkëlqim dhe forcë për flokët.

    phyto_phytophanerefortifyingcapsuleshairnails

    Phyto Phytophanère – Suplement me kapsula, me veprim forcues për flokë dhe thonj. Përmban vitamina të grupit B dhe zink.

    sugarbearhair-vitamins
    Sugarbearhair Vitamins – Suplement në formë arushësh blu, me përbërës vegjetarianë dhe pa gluten. Përtej oqeanit çmenden për të. Edhe Kylie Jenner.

    DEFENCE-KS-ANTICADUTA-Integratore

    Bionike Defence KS TricoSafe 100 – Suplement ushqyes për flokët me bazë biotine, zinku dhe seleni. Forcon qelizat e flokëve dhe parandalon rënien.

    Erbamea-Capelli-e-Unghie-integratore

    Erbamea Capelli & Unghie – Një kompleks forcues për flokët dhe thonjtë, me vitamin C e B6, zink, ekstrakte farash rrushi.

    inneov-densilogy

    Inneov Densilogy – Suplement ushqyes që favorizon rritjen e flokëve, me bazë vitaminash D3, zink dhe një kompleks omega 3.

     

    Nourage-hair-supplement
    Nourage Hair Supplement – Suplement me bazë keratine, vitaminash, zink, biotinë dhe ekstrakte të tjera natyrale. Stimulon rritjen e flokëve, forcon strukturën dhe elasticitetin.

    OENOBIOL-Capillaire-revitalisant

    Oenobiol Capillaire Revitalisant –Vitamina të grupit B, për të ndihmuar flokët të rriten në mënyrë të shpejtë, duke i bërë të shëndetshëm e të fortë.

    pk4-hair-dietary-supplement

    Philip Kingsley PK4 Hair Dietary Supplement – Trajtimi ndjek cilkin natyral të flokut, duke i furnizuar me ushqyes natyralë, që përthithen gjatë fazës anagen: moment i rritjes së flokut.

    solgar_estetic_formula_integratore

    Solgar Estetic Formula – Suplement i përshtatshëm si për gra dhe për burra, me MSM, zink, vitaminë C, bakër. I përshtatshëm edhe për veganë.