Botë Kryesore Te gjitha

Kur do marrë fund makthi rus? Zbulohen lidhjet e djalit të Trump me Wikileaks


Djali i presidentit amerikan Donald Trump ka publikuar një numër mesazhesh private që ka marrë nga llogaria e Wikileaks në Twitter gjatë dhe pas fushatës presidenciale të 2016.

Donald Trump Jr. i bëri publike mesazhet disa orë pasi revista “The Atlantic” botoi një artikull mbi ekzistencën dhe përmbajtjen e tyre.

Donald Trump Jr, me sa duket po përpiqet ta prezantojë si të parëndësishëm shkëmbimin me Wikileaks, duke thënë përmes llogarisë së tij në Twitter “po bëj publike të gjitha shkëmbimet me Wikileaksin, përfshirë edhe tre përgjigjet e mia, të cilat u nxorën në shtyp nga komisionet hetimore të Kongresit. Sa ironike!”

“Ka ardhur koha ta identifikojmë Wikileaksin në karakterin e saj të vërtetë, si një shërbim zbulimi me qëllime keqdashëse, që shpesh ndihmohet nga shtete si Rusia,” tha drejtori i CIA-s.

Revista “The Atlantic” shkruan se Wikileaks i kishte dërguar disa mesazhe djalit të Trump nga shtatori 2016 deri në korrik të këtij viti. Donald Trump Jr. iu përgjigj vetëm tre prej këtyre mesazheve.

Julian Assange, themelues i Wikileaks është aktualisht në ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku po përpiqet t’i shpëtojë ekstradimit në Shtetet e Bashkuara, të cilat kërkojnë ta ndjekin penalisht për spiunazh.

Të gjitha shkëmbimet mes Donald Trump Jr. dhe Wikileaksit janë tani në duart e hetuesve në Kongres, të cilët po përpiqen të zbulojnë nëse ka pasur bashkëpunim të fshehtë mes fushatës Trump dhe Rusisë për të ndikuar tek zgjedhjet në favor të Trump. /tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *