Aktualitet Te gjitha

Kur fillojnë dhe akuzojnë njëri-tjetrin për pushimet


Një nga tezat me të cilat u mbrojt Shkëlzen Berisha pas gjyqit sot, ishte se koha që akuzohet nga Taulant Balla korrespondon me udhëtimet e kreut të grupit të PS me Edmond Begon nëpër resorte apo udhëtime të tjera jashtë vendit.

E marrim të mirëqenë këtë që tha Shkëlzen Berisha. Po vetë ai personalisht ku udhëton? A nuk është vazhdimisht edhe vetë Shkëlzen Berisha njeri udhëtimesh luksoze dhe këtu nuk i referohemi vetëm udhëtimeve të shtrenjta me partneren e tij blogere, por si të gjithë parelinjte e këtij vendi udhëton me “Edmondët” e tij. Ironia e këtyre personazheve publikë është se të akuzojnë edhe për gjërat që bëjnë vetë, ndërsa fatkeqësia është se njerëzit kanë fituar imunitet dhe qytetarët dhe shoqëria po humbet dita ditës ndërgjegjen për t’u irrituar. Për fatin tonë shumë te keq ne këto fjali i tresim pa i dhënë nerv, reagim dhe sigurisht pa i urryer.

Në këtë pikë politika ia ka dalë që me sukses ta bëjë shoqërinë e saj të ftohtë dhe të dorëzuar tashmë para realitetit luksoz që vjen si  nga akuzuesit dhe të akuzuarit. Pak show dhe të paktën deri më sot, siç u pëlqen amerikanëve të përdorin, asnjë “peshk i madh” nuk është i ndëshkuar, kështu që mund të prenotojnë pa merak pushimet e radhës. Kemi edhe Shën Valentinin afër dhe me siguri, Shkëlzen Berisha do t’i entuziazmojë ndjekësit me trëndafilat e tij të përvitshëm dhe me ndonjë “check in” interesant./Tiranapost/A.C