Art dhe Kulturë

Kur duhet të festonim ditët e alfabetit shqip, vritemi e shahemi shqip

Kur duhet të festonim ditët e alfabetit shqip, vritemi e shahemi shqip

Sot Tirana është një duel i së keqes, por ndërkaq në instagram faqja e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme kujton ditëlindjen e Alfabetit Shqip. 110 vjet nga Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit.

Festë duhet të kishim sot e fjalë të ëmbla për të festuar, që shqipja i ka aq me bollëk. Por sa keq që rrëmojmë mes më të hidhurave për t'ia thënë njëri-tjetrit, sidomos sot, ndërkohë që kjo shqipe ka mënyrën dëshirore, si askush gjuhë tjetër. Veç ne mund të bëjmë urime kaq të bukur si ky: u bëfsh mijëra vite Alfabet i shqipes. Vitin tjetër paç gjithë vëmendjen tonë dhe festofsh siç të ka hije! Na i fal kësaj here.