• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Jashtë Rozmarinës Lifestyle Rozmarina Të gjitha

    Kur dhuratat e Krishtlindjeve të bëjnë të jetosh një udhëtim në kohë


    Zgjedhja e dhuratave mund të jetë një moment stresues, teksa nxiton në një dyqan të madh të tejmbushur me zhurmë fëmijësh e të rriturish, mes vapës, erës së plastikës dhe ngutit për të marrë ç‘të të kapë dora teksa, do që t’ja mbathësh me vrap që aty… Sidomos nëse nuk  ke vetë fëmijë dhe nuk merr vesh dhe aq nga këto punët e fëmijëve, por thjesht di që duhet të blesh diçka… Ama gjithçka mund të kthehet në një përvojë shumë të bukur, nëse zgjedh dyqanin e duhur, atë ku plastika është e ndaluar të hyjë, ku vjen erë e mirë druri, ku klientët flasin me zë të ulët, ku paketimet janë me letra pa atë varakun e tmerrshëm dhe dritat janë të buta dhe muzika në sfond të bëjnë ta ndjesh veten sikur nuk do të dalësh më kurrë që aty.

    Bee Kids Store tek qendra Toptani në zemër të Tiranës të rrëmben zemrën, me veshjet e pambukta (sa keq që nuk i prodhojnë edhe për fëmijët e mëdhenj si puna jonë), dhe me gjithë aksesorët, të gjitha me materiale të shëndetshme.

    Pale kur sheh lodrat. E harron moshën. Harron edhe që ke shkuar të marrësh një lodër formuese me kuba druri, nga ato me të cilat mund të luajë një trevjeçar, pa pasur frikën se do i futë në gojë dhe mund të çlirohet ndonjë lëndë toksike… Ndërsa lodra paketohet, ke mundësi të endesh dhe të luash për vete sa të kënaqesh. Asistentet e shitjes madje ta bëjnë lojën të këndshme, duke të treguar gjithçka. Mund të zbulosh gjithë lodrat formuese për fëmijët e veckël fare, apo të nanuritesh me muzikën e lodrave me kurdisje (dy zogj që vërtiten mbi një kuti muzikore, të japin dëshirën të blesh një të tillë për tavolinën e punës, që të qetësohesh në momentet e ngarkesës. Pastaj janë kafshët dhe kukullat prej rrobe, personazhet e filmave vizatimorë (unë vazhdoj të dua Anën më shumë se Elsën), veglat muzikore, gjithë lodrat që të bëjnë të ndihesh sërish pesë vjeçarja që ka zbuluar Botën e Mrekullive. Një aparat nga ata që shihnim filma në fillim të Nëntëdhjetës të ngjall kaq shumë nostalgji, kurse enët e kuzhinës pastaj… Nuk janë thjesht enë, por kuzhina të tëra, të mirëpajisura (më të mirëpajisura edhe se ajo që kam tani si gocë e rritur), madje edhe rafte supermarketesh, kosha edhe kasë…

    Shtëpitë e kukullave që ke parë deri tani janë kaq të thjeshta përpara këtyre lodrave, ku nuk mungon asnjë aksesor shtëpie kukullash të vockla e të mëdha. Nuk mungon asgjë, gjithçka mund të dojë zemra e një vajze të vogël. Edhe e një të rriture shumë madje, që zbulon se blerjet e Krishtlindjeve sjellin kaq shumë lumturi dhe të bëjnë të jesh sërish fëmijë. Mjafton të gjesh dyqanin e duhur. Bee Kids Store pastaj të bën të udhëtosh në kohë dhe të shpie në kujtimet më të lumtura.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690