• Shqip
  • English
  • E enjte, 22 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Prindër Të gjitha TIP top

    Kur Blerina bëhet mami për të gjithë


     

    Me fillimin e shkolles fëmijët ndryshojnë regjimin e tyre dhe ky ndryshim reflekton edhe në ushqimin e tyre. Organizimi i vakteve të ushqimeve që fëmija duhet të konsumojë duhet të jetë prioritet i prindërve. Kujdesi për ushqimin e fëmijës fillon që me vaktin e mëngjesit. “Në anglisht fjala mëngjes – breakfast – do të thotë fjalë për fjalë “të thyesh pushimin nga ushqimi”. Të çosh fëmijën në shkollë pa ngrënë mëngjes është njësoj si të nisesh për rrugë të gjatë me makinë me llampë të ndezur. Që ta kuptojmë më mirë, nëse ju nuk i jepni energji fëmijës, ai deri në vaktin e drekës do të përdorë rezervat e veta, pra do të “hajë vetveten”. Për të mobilizuar depozitat e energjisë çlirohen hormonet e stresit, të cilat e bëjnë fëmijën të ndjehet i acaruar, i lodhur dhe i pamundur të mësojë. Studimet gjithnjë e më shumë tregojnë se fëmijët që nuk konsumojnë vaktin e mëngjesit kanë rendiment të ulët në shkollë dhe mungesë të theksuar përqendrimi.

    Për të ofruar një mëngjes të ekuilibruar dhe të përshtatshëm për fëmijën tuaj, duhet të keni parasysh disa parime bazë:

     

    Në trurin tonë, transmetuesit e mesazheve të cilët quhen neurotransmetues ndihmojnë trurin të bëj lidhjet e duhura. Ushqimi ndikon në funksionin e këtyre neurotransmetuesve. Ka dy lloje proteinash që ndikojnë në neurotransmetuesit tanë: 1 – neurostimuluese si proteinat që përmbajnë tirosinë, dhe 2- proteina qetësuese qe përmbajnë triptofan, e cila relakson trurin. Një mëngjes me ekuilibrin e duhur të këtyre dy proteinave, e ndihmon një fëmijë të fillojë ditën mbarë. Kombinimi duhur i karbohidrateve komplekse me proteinat është një bashkëveprim që rezulton në një ekuacion të tipit 1+1 =3. Pra, ato së bashku kanë efekt shumë më të dëshiruar sesa të marra veç e veç.

     

    Mëngjesi ideal për të vegjlit

    Bukë thekre + kos natyral + ½ mollë

    Buke thekre me djathë dhie, pak vaj ulliri, 1 vezë fshati

    Trahana me pak vaj ulliri, djathë dhie, 1 mandarinë

    1 kupë kos me banane, arra dhe tërsherë

    mengjesi femije

    Disa “jo” për mëngjesin

    “Jo” drithrave të gatshme, pasi kanë përpunim të “dhunshëm” ndaj drithit dhe shpesh herë shtohet sheqer dhe konservues.

    “Jo” lëngjeve të shtrydhur pasi janë më inferiorë në krahasim me frutin e tërë.

     

    Sigurisht, është ajo që hani, jo ajo që thoni që do të ndikojë fëmijën. Nëse ju vetë nuk uleni të hani vaktin e mëngjesit, vështirë se do të realizoni një fillim të mbarë për fëmijën tuaj.

     

    Ushqimi me vete

    Pas mëngjesit, ushqimi që fëmija do të konsumojë në shkollë është i një rëndësie të veçantë. Parimi bazë është që të jeni në dijeni të ushqimit që ai konsumon dhe mundësisht të jetë i përgatitur nga ju.

    femije buke me vete

    Në varësi të orëve që do të kalojë në shkollë, duhet të jetë dhe ushqimi i marrë me vete. Për fëmijë që kthehen në shtëpi brenda 4 orëve është mëse i mjaftueshëm 1 frut si molla, banania dhe dardha. Për më shumë se 5 orë është mirë të merret me vete një sanduiç me bukë të zeze, të cilin mund ta kombinoni me:

     

    Ton, sallatë jeshile, domate, gjizë

    Vezë, djathë të bardhë, domate

    Gjoks pule, sallatë jeshile, kastravec, salcë kosi

    Gjizë, ullinj të bërë salcë, speca të pjekur

    Ton, fasule të bëra në formë pureje, speca të kuq

    Biskota me tërshërë, fruta të thata, fruta të thara dhe fara

    Nëse fëmija juaj ushqehet me ushqim të ofruar nga shkolla verifikoni:

     

    Përmbajtjen në fruta, zarzavate

    Llojin e mishit (p.sh. ushqime të përpunuara si salçiçe, sallamë etj, në më të shumtën e rasteve përmbajnë konservues tepër toksikë për fëmijët)

    Vajin e gatimit, cilësia e të cilit mund ta kthejë një vakt nga të ushqyeshëm në çoroditës për metabolizmin e tij

    Pijet që ofrohen të cilat nuk duhet të përmbajnë sheqer

    Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, është pajisja e fëmijës me ujë me vete. Hidratimi i mjaftueshëm është shumë i rëndësishëm për funksionin e trurit dhe performancën mendore në përgjithësi.

     

    Mos harroni, modeli jeni ju, në fund të fundit, çfarëdo që të themi, fëmijët do të ndjekin zakonet tuaja, në më të shumtën e rasteve. Jepni shembullin e mirë.