• Shqip
  • English
  • E diel, 20 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Rozë Të gjitha TIP top

    Kur ai vjen erë të mirë… ja si na josh parfumi i një burri


     

    Mund të mjaftojë një parfum për të bërë për vete një grua? Po. Ka parfume që nuk ndikojnë vetëm tek ndjesitë por edhe tek emocionet dhe fantazia. Ja se si mund të të dalldisë parfumi i një burri

    Godet imagjinatën
    Eshtë si një shkëndijë: ndjejmë një aromë dhe fantazia merr udhët. Përzierja e aromave të ngrohta dhe misterioze e bën mendjen të vrapojë nëpër përfytyrime të largëta. Por mbi të gjitha kërkon të zbulojë personalitetin dhe çdo gjë që fshihet pas asaj lëkure që vjen aromë aq të mirë.

     


    Zgjon kujtmet e largëta
    Dihet, aroma është aleati më i mirë i kujtesës. Na lejon të udhëtojmë në kohë dhe është një dhuruese shumë e fuqishme kujtimesh. Nuhatja është ndjesia që lejon t’u rikthehemi momenteve, ndjenjave, vendeve, personave, kujtimeve të historisë së jetës. Prandaj aroma e parfumi të një burri është në gjendje të penetrojë aq thellë në kujtime sa të shpërthejë ndjesi unike të papërsëritshme.

    Stimulon sensualitetin që në rrënjë
    Nuk ka ngacmues më të fuqishëm sesa përfumi për të stimuluar kënaqësinë. Fenomeni ka shpjegim biologjik: zona e trurit që përpunon informacionet që vijnë nga hunda lidhet me sistemin limbik, strukturën cerebrale më të vjetër, ajo që kontrollon emocionet, gjendjen shpirtërore dhe instinktet, përfshirë edhe ato seksuale.

     


    Lë një mesazh të qartë stili
    Të zgjedhësh një parfum është njëlloj si të zgjedhësh kartvizitën tënde. Parfumi i spërkatur mbi një burrë bëhet mesazh stili i qartë, tregon për qenien e tij, personalitetin dhe shijet. Shpesh, sugjestionimet ndjesore që lidhen me një aromë, krijojnë një profil hipotetik të atij që ka zgjedhur të shpërndajë pikërisht atë erë në punë, në kohën e lirë, në intimitet.

    Prandaj nëse një burrë të mahnit edhe pa e njohur fare, tani e di se kush e ka fajin, parfumi i tij.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]