• Shqip
  • English
  • E premte, 23 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Kulmi i trafikantëve shqiptarë të kokainës: Dërguan vajzën 11-vjeçare për të çuar porosinë


    Në krye të një grupi trafikantësh droge në Itali mësohet se ishin gratë, ndaj policia vendase operacionit për shkatërrimin e tij i vendosi pseudonimin “Mbretëresha e drogës”.

    Media italian “lanuovaprovincia” shkruan se, 21 persona u arrestuan (mes tyre 4 shqiptarë), ndërsa raporton se 6 gra italiane dhe marokene kishin kanalet kryesore të furnizimit me drogë në qytezën e Astit.

    Në operacion u angazhuan 100 policë, pasi u zbulua se grupi shiste kokainë në zona të ndryshme dhe në të gjitha oraret.

    Kulmi i trafikantëve arriti kur në një rast, në mungesë të bashkëpunëtorëve të drogës, një shitës dërgoi vajzën e tij 11-vjeçare për të dërguar porosinë e kokainës dhe për të marrë paratë.

    Sipas raportimeve grupi bënte rreth 15-20 shpërndarje në ditë, si dhe bënin përzierje të kokainës me substanca të tjera për ta bërë më të rrezikshme dhe që të krijonin varësi më shpejt te blerësit.

    Kryesorja mes grave ishte një 36-vjeçare nga Maroku e njohur si Francesca, ndërsa gratë e tjera i bindeshin asaj.

    Në pranga përfunduan edhe shqiptarët Nikolin Preçi, i njohur si “Niku” ose “Niko”, 29 vjeç, banues në Praia, Mikel Gjokaj, i njohur si “Giorgio albanese”, 44 vjeç, me rolin e furnizuesit, Samuel Çotaj i njohur si “Samu”, 25 vjeç, si dhe 25-vjeçari Erigrat Dunga./ Tiranapost.al