SPORT

Kukësi shpallet kampion, arbitri vendime skandaloze

Kukësi shpallet kampion i Shqipërisë në futboll pasi mundi 2-0 Skënderbeun. Kroati Pero Pejic ishte autori i dy golave. Mes tensioneve, Kukësi i drejtuar këtë sezon nga trajneri Ernest Gjoka, ka arritur të thyejë 2-0 Skënderben, kampionët në fuqi të kampionatit.

Skënderbeu mbeti me një lojtar me pak në fillimin e takimit, kur Pejic po shkonte i vetëm me portierin dhe u ndal nga Mici. Jorgji e ndëshkoi me të kuqe lojtarin korçar. Kukësi kaloi në avantazh me një 11-metërsh të kthyer në gol nga Pejic.

Por me nisjen e pjesës së dytë, Jorgji u bë sërish protagonist. Korçarët pretendojnë për një 11-metërsh, por Jorgji nuk mendon kështu dhe ndëshkon edhe me kartonin e kuq Osmanin. Në tension e sipër Salihi i gris kartonin e kuq gjyqtarit.

Edhe pse me dy lojtarë më pak, Skënderbeu bëri të gjitha përpjekjet për të gjetur golin e barazimit, por nuk mundi të çante mbrojtjen e vendasve. Në minutat e fundit të shtesës, nga 6 të tilla, kroati arrin ta dërgojë edhe një herë topin në rrjetë, duke vulosur rezultatin në 2-0.