SPORT

Kukësi e shndërron në shëtitje, supersfida luhet pas 7 ditësh

Kukësi fitoi 4-0 kundër Korabit në një ndeshje ku fantazmat e së shkuarës nuk ndikuan dhe barazimi 1-1 i fazës së dytë nuk u përsërit në një pasdite që foli vetëm për kryesuesit e kampionatit.

Tani Kukësi me këtë fitore është 51 pikë në vend të parë, ndërkohë që dy skuadrat që gjenden me pikë të barabarta në vendin e dytë janë Partizani dhe Skëndërbeu me 49 pikë.

Të premten e ardhshme do luhet një ndeshje shumë e rëndësishme për fatet e kampionatit.

Kukësi do udhëtojë drejt Skëndërbeut, me një qëllim, të vazhdojë të mbajë zero kolonën e humbjeve në këtë kampionat.