Aktualitet

Kujtimet dhe vuajtjet e popullit tim nga lufta janë ende të gjalla! E dua Ballkanin Perëndimor në BE

Ballkani Perëndimor të anëtarësohet në BE. Këtë shprehu presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili ndodhej në Budva të Malit të Zi duke folur në Forumin e Sigurisë: To be Secure.

Thaçi  tha se Mali i Zi shërben si frymëzim për tërë rajonin, duke mos u ndalur kurrë në angazhimin për integrime euroatlantike: Jemi të lumtur që Mali i Zi u bë pjesë e NATO-s vitin e kaluar. Kjo krijon garanci dhe stabilitet në rajon”, citohet të ketë thënë Thaçi në mediat e Kosovës, e ndër të tjera pohoi se shtyllat e BE-së po tronditën nga kriza ekonomike, kriza e emigracionit dhe largimi i Anglisë, por duke përmendur edhe rritjen e populizmit të djathtë në Europë. Por gjithsesi shtoi se:

“Kishte shumë që parashikuan një efekt domino të Brexit, menjëherë pas referendumit, apo valë fitoreje të populizmit. Por BE qëndron e fuqishme dhe forcat pro-evropiane kanë fituar në shumicën e shteteve të BE-së. BE-ja e mbështetur nga NATO-ja, është projekti më i madh i paqes dhe më i suksesshmi deri më sot”. Sipas Thaçit, problemi qëndron tek grupime që fatkeqësisht  nuk e shohin BE-në si projekt paqeje, 73 vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore vetëm gjenerata e vjetër ka kujtime nga lufta.

“Në Ballkanin Perëndimor është ndryshe. Kujtimet e luftës dhe vuajtjet e popullit tim janë ende të gjalla tek të gjithë në Kosovë. Për ne, BE është një shembull i paqes, pajtimit, tejkalimit të së kaluarës dhe rritjes së bashkëpunimit dhe ndërvarësisë në mënyrë graduale. BE-ja nuk është vetëm një projekt i paqes, por edhe një strukturë qeverisëse supranacionale që vazhdimisht zgjeron dhe thellon bashkëpunimin në të gjitha fushat e politikës.

Zgjerimi i BE-së nuk duhet të vihen në dyshim. Prandaj, mesazhi im kryesor është: tendenca në rritje e populizmit e ekstremit të djathtë nuk duhet të përdoret si justifikim për vendet anëtare të BE-së që të mos mbajnë hapur perspektivën e BE-së për Ballkanin Perëndimor. Euroskepticizmi i BE-së dhe lodhja me zgjerimin nuk duhet të përdoren nga politikanët në rajonin tonë si një justifikim për të mos u reformuar, për t’u zhvilluar dhe për ta përmirësuar jetën e qytetarëve”. Shihni videon më poshtë: /Tiranapost.al E.B

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/1952448751492141/