Aktualitet

“Kujdesuni për fëmijët e mi”, nëna telefonon policinë dhe më pas i jep fund jetës

“Kujdesuni për fëmijët e mi”, nëna telefonon

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Berat, ku raportohet se një nënë 41-vjeçare i ka dhënë fund jetës. Sipas news24 nëna e 3 fëmijëve, ka varur veten me litar në kasollen që ndodhej pak metra larg banesës së saj.

Raportohet se 41-vjeçarja para aktit ekstrem ka telefonuar policinë duke u kërkuar të kujdesën për fëmijët e saj. Pas telefonatës policia është nisur drejt banesës së saj, por e kanë gjetur të vetëvarur në kasollen pranë shtëpisë. Ajo jetonte me 2 vajzat e saj, ndërsa bashkëshorti dhe djali kishin emigruar në Greqi./Tiranapost/