• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 13 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Amvisa Perfekte Lifestyle Të gjitha TIP top

    Kujdes! Vetëm për të rritur


    Një akullore pa qumësht, por me prosecco. Kujtdo që në verë shpirti ia do një gotë verë të ftohtë pasditeve, ka një variant edhe më të këndshëm, edhe më freskues, edhe më seksi, edhe më komod: një koktej i ngrirë që mund të shijohet si akullore. Dhe është aq i thjeshtë për t’u përgatitur.

    Meqë alkooli ngrin vetëm në -114° kurse uji në 0°, e para gjë që duhet bërë është përgatitja e një shurupi me ujë e sheqer, që duhet shkrirë në një tigan më zjarr të ulët. Sapo shurupi të ftohet, mjaft që t’i shtoni prosecco-n dhe ta hidhni nëpër forma. Nëse doni mund të shtoni edhe feta limoni ose lime. Lëreni në ngrirje për disa orë dhe pastaj shijoni aperitivin e ngrirë më të mirë në botë/Tiranapost.al

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post