Botë Te gjitha Tech

Kujdes! Telefonat po i bëjnë ‘zbor’ trurit


Gjëja e parë që bëjmë në mëngjes; marrim telefonin dhe kontrollojmë në Whatsapp, Instagram dhe Facebook për lajme, foto, video, mesazhe etj. Dhe sipas studiuesve ne kalojmë 5 orë në ditë me telefon në dorë. E dini se çfarë i bën kjo gjë trurit?  Endokrinologu Rober Lustin foli për Sciente Alert dhe tregoi se rryma e vazhdueshme që përcillet që në mëngjes nga alarmet e telefonit e mban trurin në një gjendje konstante stresi, e bën zemrën të pompojë më shpejt, madje ndryshon edhe gjendjen e lëkurës.

Ai thotë se edhe në rastet kur nuk kemi nevojë për alarm, për shembull në ditët e pushimit, bëhemi të varur nga instikti dhe sapo zgjohemi prekim telefonin për të fikur alarmin, edhe pse pa vetëdije dhe kur alarm në fakt nuk ka. Rreth 11% e njerëzve në vendet perëndimore mendohet se vuajnë nga një formë e varësisë teknologjike. Larry Rosen, profesor i psikologjisë në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë, thotë se alarmet e vazhdueshme kanë efekte fizike. Rosen sugjeron që të përdorim telefonin vetëm për dy orë në ditë. Ndërsa Tristan Harris, ish menaxher në Google foli për Metro ku tha se njoftimet që na vijnë në telefon janë krijuar për të na nxitur trurin fiks si makinat e lojërave të fatit, për të na mbajtur të lidhur e më pas përfundojmë në varësi. Tiranapost.al E.B

Here’s what your smartphone is actually doing to your brain (and it’s pretty grim)

Illustration of Emoticon face has become a very popular tool for expressing feeling across the social media between the Millennial generation.