• Shqip
  • English
  • E shtunë, 19 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Kujdes shqiptarët që do shkojnë me pushime në Halkidiki. Gjendje emergjence nga stuhia

    Në rajonin grek të Halkidikit është shpallur gjendja e emergjencës, pasi gjashtë persona humbën jetën nga stuhia vdekjeprurëse dhe erërat e forta, ku për pasojë u lënduan mbi 100 të tjerë. Gjashtë shtetasit e huaj nga Rumania, Republika Çeke dhe Rusia përfshirë dy fëmijë të vegjël humbën jetën.

    Ministria e Mbrojtjes shprehu ngushëllimet për familjarët e turistëve të cilët kishin shkuar me pushime në ishull. Disa zona kanë mbetur pa energji elektrike, ndërkohë që restorante janë shkatërruar e pemë të rrëzuara në tokë. Sipas mediave greke, rreth 80% e gadishullit të Halkidiki, një ndër ishujt më të njohur nga turistët është pa drita. Shqiptarët që nisen më pushime këto ditë duhet të tregojnë kujdes dhe të marrin informacion nga mediat greke. / Tiranapost.al. E.B

    Image result for State of emergency declared in Halkidiki

    Foto/ Stuhia shkakton 6 viktima dhe mbi 100 të lënduar në ishullin e famshëm grek

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]