Aktualitet

Kujdes! Qumështi i prekur nga salmonela. Kompania gjigande kërkon rikthimin e produktit që shpërndahet në gjithë botën

Një kompani e fuqishme që prodhon qumësht për foshnjat ka urdhëruar një rikthim masiv të produktit që shitet mbarë botën pasi dyshohet se mund të shkaktojë virusin e salmonelës. Zëdhënësi i kompanisë botërore franceze  Lactalis njoftoi për AfP se gati 7,000 ton qumësht për bebet mund të jetë prekur nga bakteret e rrezikshme. Ai nuk ishte në gjendje të japë informacion se sa nga produkti ka mbetur në treg, sa është konsumuar deri tani dhe sa mund të ndodhen ende në magazinë. Lactalis është një nga grupet më të mëdha të qumështit në botë. Përveç qumështit, prodhon djathë, krem ​​dhe gjalpë, dhe produktet i shpërndan për marka të ndryshme në gjithë botën.

Thirrja i adresohet konsumatorëve në vende, duke përfshirë përfshirë Kinën, Pakistanin, Bangladeshin dhe Sudanin, si dhe Britaninë, por produkti shpërndahet gati në gjithë botën. Ka pasur 26 raste të fëmijëve në Francë që janë sëmurë rëndë pasi kanë konsumuar qumështin. Simptomat e salmonelës përfshijnë diarre, dhimbje stomaku, të vjella dhe ethe. Sipas qendrës botërore shëndetësore, duhen mesatarisht 12 deri në 72 që të shfaqen simptomat e salmonelës.

Simptomat zakonisht zgjasin katër deri në shtatë ditë dhe shumica e njerëzve e rimarrin veten pa trajtim. Por nëse simptomat vazhdojnë, trajtimi spitalor mund të bëhet i nevojshëm si pasojë e dehidratimit. Në ato raste, salmonela mund të jetë kërcënuese për jetën.  Agjencia e Standardeve të Ushqimit në Britani nuk pranoi të jepte komente kur u kontaktua nga The Independent dhe kompania Lactalis nuk ishte në dispozicion për komente të mëtejshme. Tiranapost.al E.B