• Shqip
  • English
  • E hënë, 17 Shkurt 2020
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha

    Kujdes, qëndroi larg! Pse të gjithë i thoshin Kanye West të mos lidhej me Kim


    Kanye West ishte paralajmëruar se lidhja me Kim Kardashian do t’i bënte gjëmën, pavarësisht se nuk rezultoi e tillë. Në 2012-n, këshilltarët e reperit e kishin paralajmëruar se lidhja me Kim, do t’i prishte imazhin dhe t’i fundoste karrierën muzikore.

    Duke folur për një intervistë në dokumentarin e ardhshëm të titulluar “True Hollywood Story”, Kim tha: “Të gjithë i thoshin atij ‘Nuk mund të jesh me të, ajo është një yll i ‘reality -show’. Ajo do të të shkatërrojë karrierën’. Dhe ai thoshte, ‘Por unë e dua të. Nuk më intereson’”.

    Ajo shprehet se kur e takoi Kanye për herë të parë ajo ishte e martuar me Damon Thomas: “E takova Kanye në 2002-shin. Ne gjithmonë ishim në kontakt me njëri-tjetrin dhe kur ai më ftoi në shfaqjen e tij në Javën e Modës në Paris, aty filloi gjithçka. Dhe unë mendova: ‘Dreq, pse nuk më ndodhi kjo më herët?’”, përfundoi Kim. /Burimi DailyMail /Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post