• Shqip
  • English
  • E martë, 15 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Të gjitha Tech

    Kujdes! Po qarkullon një rreng në Twitter, se mos bie pre edhe ti!


    Një rreng në Twitter po bëhet viral mes përdoruesve, pasi është shfaqur një tabelë ku përdoruesve u kërkohet të vendosin datën e lindjes tek informacionet bio të aplikacionit, të vendosësh vitin 2007.

    Në të vërtetë është një rreng dhe nëse e bën me shumë gjasa do e humbësh të gjithë llogarinë me të dhënat, mesazhet, fotot, statuset, kontaktet e gjithçka tjetër, që thënë më ndryshe; një pjesë të jetës tënde. Si qëndron skema e mashtrimit: Në tabelën e shfaqur thuhet: Vendos vitin e lindjes 2007 dhe më pas faqja do të bëhet update me risi të reja, ngjyra dhe ikona të reja.

    Ka dhe një problem tjetër që disa njerëz nuk e kanë vënë re, ose nuk janë kujtuar. Rrjeti social nuk lejon që një person i moshës 13 vjeç të hapë një adresë në Twitter, kështu që nëse e vendos vitin e lindjes 2007, faqja do të bllokohet automatikisht.

    Nuk dihet se kush qëndron pas këtij rrengu apo shakaje që po përhapet dhe shumë njerëz kanë rënë pre e saj. Mund të jetë edhe dikush që nuk do që Twitter të fuqizohet./Metro/Tiranapost.al. E.B

    The Twitter Inc. logo is seen behind an Apple Inc. iPhone 6s displaying the company's mobile application in this arranged photograph taken in New York, U.S., on Tuesday, Feb. 9, 2016. Twitter Inc. is changing its timeline to display popular tweets first, instead of the latest posts, a long-anticipated step thats likely to anger its most passionate users. Twitter is scheduled to report quarterly earnings results following the close of U.S. financial markets on February 10. Photographer: Michael Nagle/Bloomberg via Getty Images

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690