• Shqip
  • English
  • E enjte, 21 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Kujdes! Nuk duhet t’i rimbushni bombolat e gazit 5kg


    Bombolat 5kg nuk duhet të rimbushen, thotë kreu i shërbimit Zjarrfikës, Shkëlqim Goxhaj, ndërsa u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes me përdorimin e gazit të lëngshëm.

    “Bombolat që përdorin në banesat e tyre gjithmonë duhet të kolaudohen. Ndërrimi i bombolave duhet të bëhet nga specialistë të mbushjes së bombolave jo nga vet qytetarët. Bombolat e kampingut asnjëherë nuk duhen të rimbushen. Bombolat e kampingut janë për t’u përdorur për aq kohë sa janë të mbushura me gaz dhe me mbarimin e gazit ato bombola nuk duhet të rimbushen, nuk duhet të përdoren më. Pothuajse mbi 90% të rasteve të shpërthimit të gazit në banesa ka ardhur nga këto bombola”, u shpreh kreu i zjarrfikësve./ Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post