Tech

Kujdes nga vapa e madhe, i bën keq edhe telefonit. Zyrtarët e Apple japin këto këshilla

Të gjithë e përjetojmë atë lodhjen dhe të qenit jo në humor të mirë në ditët tmerrësisht të nxehta, por e njëjta gjë ndodh edhe me telefonin. Nëse nuk tregojmë kujdes, mund të dëmtojmë të dyja edhe veten, edhe telefonin. Metro publikon një artikull teksa tregon se bateritë e Apple iPhone, janë projektuar për të operuar në temperatura midis 0º dhe 35º C. Nëse e lë telefonin në një vend të nxehtë ku temperatura e kalon 35 gradë mund ta dëmtosh baterinë.

Këto paralajmërime vijnë nga vetë zyrtarë të Apple të cilët thonë se duhet ta mbash telefonin larg diellit dhe të gjesh një cover të përshtatshëm. Nxehtësia nuk ndikon vetëm tek bateria por edhe tek shpejtësia e telefonit, sa më në nxehtësi të ekspozohet aq më i ngadaltë bëhet navigimi në internet apo nëpër faqe të ndryshme. Nëse je dikur dhe nuk mund ta lësh telefonin në hije, të paktën mos shko në aplikacione ku aktivizohen më shumë procesorët, pasi e bëjnë telefonin akoma më të nxehtë. Nxehtësia e tepërt mund edhe të zbehtë ekranin ndërsa blici i kamerës mund të dalë jashtë funksionit./ Metro, përshtatur për Tiranapost.al Elisa Bajrami.

Hot weather really does slow your phone down and could cause 'permanent' damage