• Shqip
  • English
  • E enjte, 12 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Shëndet Të gjitha

    Kujdes nga cigaret elektronike! Janë vdekjeprurëse  


    Ata që mendojnë se cigaret elektronike nuk u dëmtojnë shëndetin, atëherë duhet të lexojnë këtë artikull ose të informohen për pasojat në internet.

    Jo vetëm që cigaret elektronike mund të jenë të dëmshme, por edhe vdekjeprurëse.

    Mediat botërore njoftojnë se është shënuar dje viktima e parë nga përdorimi i cigares elektronike. Një person në Illinois të SHBA-ve ndërroi jetë të premten për shkak të shumë problemeve me frymëmarrjen.

    Agjencia e Shëndetit Publik atje nuk ka dhënë asnjë informacion lidhur me viktimën. Gjithashtu njerëzit që kanë hasur sëmundje që lidhen me frymëmarrjen për shkak të përdorimit të cigares elektronike janë dyfishuar javët e fundit.

    Në atë vend vetëm të mërkurën u deklaruan 149 raste të sëmundjeve në mushkri. Hulumtimet sugjerojnë se përdorimi i cigares elektronike mund të ketë efektet e njëjta shkatërrimtare në enët e gjakut sa pirja e duhanit, edhe nëse nuk përmbajnë nikotinë.

    Autorët e një studimi dolën në përfundimin se, kur nxehen përbërësit që përdoren për të bërë një cigare elektronike bëjnë që përdoruesi të ketë probleme të shumta në rrugët e frymëmarrjes dhe enëve të gjakut.

    Shkencëtarët nuk e dinë akoma saktësisht sesi cigaret elektronike mund të shkaktojnë dëme të mëdha në mushkëri, por po shqetësohen gjithnjë e më shumë për pajisjet që po përhapen se mund të jenë vdekjeprurëse./ Burimi Daily Mail/ Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post