Lajme nga Bota

Kujdes! Mund të përfundosh kështu ti që punon në zyrë, ekspertët paralajmërojnë

Kujdes! Mund të përfundosh kështu ti që punon në

Miliona punonjës të zyrave janë në rrezik nga probleme të rënda shëndetësore, përfshirë deformimet në shpinë, nëse nuk bëjnë diçka tani. Ekspertët për mediat britanike, për të ilustruar rrezikun që u kanoset atyre që qëndrojnë me orë të tëra ulur në zyrë, kanë prodhuar përmes një sistemi kompjuterik modelin Emma, se do dukej pas 20 vitesh duke punuar në zyrë.

Më shumë se nëntë në dhjetë punonjës në zyrat britanike po vuajnë nga shëndeti i dobët për shkak të mënyrës së si punojnë, dhe ambientit. William Higham, ekspert i sjelljeve dhe shëndetit të punonjësve thotë se të gjithë duhet të adresojnë problemet e tyre në vendet e punës.

Ai ka publikuar një raport të quajtur: Kolegu i punës në të ardhmen,  me rekomandime se si të qëndrojmë ulur me shpinën drejt, si të shkëputemi herë pas herë duke qëndruar në këmbë, të ruajmë distancë nga ekrani i kompjuterit, të largojmë sytë nga ekrani çdo 5 minuta, dhe të mbështesim duart drejt kur shkruajmë në tastierë.

EMBARGOED TO 0001 THURSDAY OCTOBER 24 EDITORIAL USE ONLY Behavioural Futurist William Higham unveils a life-sized model named 'Emma', which has been created by Fellowes, to illustrate how office workers may look in 20 year's time if radical changes are not made to their working environments. PRESS ASSOCIATION Photo. Issue date: Thursday October 24, 2019. 'Emma' has been developed as part of the 'Work Colleague of the Future' campaign in response to a study by the healthy workspace solutions provider, which reveals almost half of all British office workers are suffering from poor health conditions like strained eyes, sore backs and headaches as a direct result of their workspaces. Photo credit should read: Matt Alexander/PA Wire

Modeli Emma u prodhua bazuar në studimet dhe gjetjet e tij, ku mes të tjerash flet për dëmtim të shpinës, deformim, varice, stomak i acaruar, tharje e syve nga orët e tepërta para kompjuterit, lëkurë e dehidratuar, presion në vesh, probleme me frymëmarrjen nga cilësia e dobët e ajrit dhe ekzema e shkaktuar nga stresi.

Pas një sondazhi të realizuar në Angli, rezultoi se 50% e punonjësve në zyra ankoheshin për sy të lodhur, 45% për dhimbje të shpinës, 48 % me dhimbje koke dhe në përgjithësi të gjithë të stresuar./ Metro/ Tiranapost.al. E.B

EMBARGOED TO 0001 THURSDAY OCTOBER 24 EDITORIAL USE ONLY A life-sized model named 'Emma' has been created by Fellowes and Behavioural Futurist William Higham, to illustrate how office workers may look in 20 year's time if radical changes are not made to their working environments. PRESS ASSOCIATION Photo. Issue date: Thursday October 24, 2019. 'Emma' has been developed as part of the 'Work Colleague of the Future' campaign in response to a study by the healthy workspace solutions provider, which reveals almost half of all British office workers are suffering from poor health conditions like strained eyes, sore backs and headaches as a direct result of their workspaces. Photo credit should read: Matt Alexander/PA Wire