Te gjitha Tech

Kujdes me mesazhet me zë në WhatsApp. Me update-n e ri mund të lësh nam


WhatsApp është gati të nxjerrë përditësimin e ri. Ka të bëjë me regjistrimin e zërit, ose Voice Recording të cilën më pas mund t’ia dërgosh një miku, por në mënyrë private, pa e dëgjuar askush tjetër. Pritet të update-ohet dhe të sjellë komandën ‘locket’ e cila lejon të bësh regjistrimin vetëm duke prekur ikonën e mikrofonit për gjysme sekonde. Aktualisht përdoruesit e Android  duhet ta mbajnë ikonën të shtypur gjatë gjithë kohës së regjistrimit.

Por përditësimi lejon që të regjistroni pa e mbajtur gishtin aty. Kjo risi ka ngjallur shumë debate, pasi thuhet se personi që po regjistron mund të harrojë se po vazhdon të regjistrohet e mund të thotë fjalë që nuk duhen. Mënyra më e mirë është që të siguroheni se e keni bërë telefonin locked, para se ta fusni në xhep apo në çantë. Përdoruesit e Apple tashmë e kanë këtë opsion, por duhet bërë update-imi i ri./ Tiranapost.al E.B

Image result for voice recording in Whatsapp